Lajme

Mustafa: Rama mbrojti Kosovën derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:59 / 12 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është vënë në mbrojtje të Kosovës.

Mustafa tha se meriton falënderimin dhe përkrahjen edhe nga ata që nuk e duan.

Ai tha se përderisa kryeministri shqiptar mbrojti vendin tonë udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”.

“Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”.