Lajme

Mustafa: Shuma prej 100 euro do to ketë vetëm efekte momentale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:00 / 18 April 2022

Ekonomisti Muhamet Mustafa, tha se me shpërndarjen e shtesave prej 100 euro nga qeveria do të ketë shumë përfitues dhe efektet do të jenë momentale, por jo efekt afatgjatë.

Mustafa tha se qeveria ka pasur mundësi të investojë diku tjetër, shembull në shëndetësi, në pajisje dhe në përmirësim të situatës.

“Me këto 100 milionë, domethënë shpërndarje do të ketë shumë përfitues edhe efektet do të jenë momentale, por jo efekte afatëgjate, natyrisht që ka pasur mundësi që të investohet tjetërkund, unë po të pyetsha afër 60 për qind ose 70 për qind të këtyre parave do t’i investoja në shëndetësi, në pajisje dhe në përmirësim të situatës në shëndetësi. Ne po e shohim një krizë të madhe në shëndetësi, Kosova investon shumë pak në shëndetësi mjete qeveritare. Investon diku 3 – 4 për qind të shpenzimeve qeveritare, 3 – 4 përqind të GDP-së, domethënë mjete buxhetore në përgjithësi në shëndetësi primare, sekondare edhe terciare 3.4 përqind të bruto produktit vendor, bruto produktit të brendshëm që do të thotë vlerës që krijojnë kosovarët brenda një viti”, tha ai.

Tutje profesori Muhamet Mustafa në Tëvë1 tha se vendet e rajonit qëndrojnë dukshëm më mirë se Kosova sa i përket investimeve në shëndetësi.

“Në rajon investojnë shumë më tepër, Shqipëria dhe Maqedonia diku 6 deri 7 për qind ndërsa Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia 9 përqind të GDP-së investojnë në shëndetësi. Ne shohim probleme shumë të mëdha në shëndetësi në aspektin e aftësisë së një qendre klinike i cila i ka 50 vjet qendër klinike dhe ende nuk i ka mundësitë që t’i kryej analizat të cilat nuk janë edhe shumë të sofistikuara, e dyta derdhen shumë mjete që shkojnë jashtë, e treta maltretohen dhe ulet dinjiteti i kosovarëve duke vrapuar nëpër rajon me i zgjedhë problemet shëndetësore dhe asnjëra prej qeverive që nga paslufta nuk e ka adresuar këtë problem. Gjendja në shëndetësi mund të zgjidhjet shumë shpejt, për 6 muaj mund të përmirësohet 50 për qind , për një vit 70 për qind e për dy vite ndoshta me ardhë në nivel të rajonit”, tha Mustafa sonte në Tëvë1.