Lajme

Mustafa thumbon Abdixhikun: Nuk ia kam humbur unë zgjedhjet, që të bëj komplot kundër tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:55 / 3 February 2026

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj pretendimeve që kanë qarkulluar së fundmi për përfshirjen e tij të mundshme në përpjekje për ta minuar pozitën e Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

Në një deklaratë për media, Mustafa ka mohuar kategorikisht çdo rol në zhvillimet e brendshme të LDK-së, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe me qëllime të dëmshme.

“Është një narrativë shumë e ulët, pa asnjë argument por me qëllime të dëmshme. Unë nuk ia kam humbur zgjedhjet Abdixhikut, që të organizoj komplot ndaj tij. Ai ka humbur dhe më vjen keq sepse është LDK në pyetje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se proceset e fundit brenda partisë i ka ndjekur vetëm përmes mediave dhe se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim apo aktivitet të LDK-së që nga dorëheqja e tij nga të gjitha funksionet partiake në vitin 2021.

“Le të dalë një delegat i këtij Kuvendi e të dëshmojë se unë kam kërkuar ta rrëzojë Abdixhikun apo të punojë kundër tij, atëherë unë përgjigjem”, është shprehur ai.

Mustafa ka shtuar se nuk ka grup apo interes për t’u përfshirë në drejtimin e partisë, duke theksuar se qëndrimi i tij i vetëm është që LDK të forcohet dhe të ketë sukses në të ardhmen.

Ish-kryetari i LDK-së mohon përfshirjen në çfarëdo përpjekje kundër Abdixhikut por nuk kursen thumbimet për kryetarin e LDK-së.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj pretendimeve që kanë qarkulluar së fundmi për përfshirjen e tij të mundshme në përpjekje për ta minuar pozitën e Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

Në një deklaratë për Nacionalen, Mustafa ka mohuar kategorikisht çdo rol në zhvillimet e brendshme të LDK-së, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe me qëllime të dëmshme.

Por, Mustafa gjatë këtij reagimi “sulmon” Abdixhikun.