Lajme

Mutu kritikon stadiumin: Nuk mund ta besoj që ende një kombëtare luan në një fushë të tillë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:00 / 17 June 2023

Ish-futbollisti i Rumanisë, Adrian Mutu, ka folur për gjendjen e fushës që ishte mbrëmë, ku topi në disa raste nuk lëvizte për shkak të baltës.

Mutu ishte shumë kritik duke thënë se nuk mund ta besojë që ka një kombëtare që mund të luajë në këtë fushë.

Për fushën kritik ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili theksoi se shkaku i kushteve të fushës nuk arritën të fitonin.

“Ishte një ndeshje në të cilën nuk arritëm të bënim shumë në fazën sulmuese. E lejuam veten të dominoheshim, ndoshta me qëllim. Kaluam në kundërsulm, gjë që na vuri në disa situata të rrezikshme”, u shpreh Mutu.

“Ishte një fushë e vështirë, nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një kombëtare që mund të luajë në një fushë të tillë. Na vuri në vështirësi, por nuk u përpoqëm të ndërtonim. 15-20 vjet më parë gjërat ishin ndryshe”.

Rumania në ndeshjen e ardhshme përballet me Zvicrën, teksa Kosova i shkon Bjellorusisë në Budapest.