Lajme

Nagavci: Ishim të bindur se Konjufca do të kishte më shumë mbështetje se Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:03 / 12 March 2026

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së thotë se sipas diskutimeve me partnerët e koalicionit, Konjufca pritej t’i merrte 66 vota në Kuvend.

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes VetëvendosjeArbërie Nagavci, ka deklaruar se në këtë parti kanë qenë të bindur se Glauk Konjufca do të kishte më shumë mbështetje në Kuvend sesa Vjosa Osmani.

Në emisionin Pressing, Nagavci tha se ky vlerësim ishte bërë bazuar në diskutimet brenda grupit parlamentar dhe me partnerët e koalicionit.

“Sikurse e kemi bërë të ditur, ne kemi qenë të bindur që Glauk Konjufca do të ketë më shumë mbështetje sesa Vjosa Osmani. Kjo për shkak të diskutimeve në grupin tonë dhe me partnerët tanë në koalicion. Ne e kemi ditur që Glauk Konjufca do t’i merrte 66 vota”, ka thënë Nagavci.