Lajme

Nagavci: Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 4 September 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti gjithmonë kanë qenë në bazë të kompetencave si Qeveri dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Nagavci ka thënë se bashëpunimi është tejet i rëndësishëm, teksa përmendi edhe raportet me partnerët ndërkombëtar

Ajo tha se Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar.

“Që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti aktualisht çdo veprim dhe vendim i joni ka qenë në bazë të detyrave dhe përgjegjësive dhe kompetencave tona si Qeveri dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin dhe me Kushtetutën tonë”, ka thënë Nagavci për Tëvë1.