Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Ballkani i Hapur është ripushtim i Kosovës pa luftë nga Serbia
Kështu shprehet ai përmes një postimi në facebook, ku shton se, kjo po bëhet nga Aleksandër Vuçiqi, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Ballkani i Hapur është një ripushtim pa luftë i Kosovës nga Serbia e madhe e Aleksandër Vuçiqit, Vlladimir Putinit, Edi Kristaç Ramës, e krye tradhtarit të Kosovës sekserit të DGSE Franceze, dhe vasali i UDB-së serbe Hashim Thaçit!”, shkruan Miftari.
Sipas tij, kërkesa e Grenellit për lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, që e bëri këto ditë, ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.
Kthejeni Hashim Thaçin se së pakut s’po mujam me nda veriun e Kosovës ndryshe, dhe unë po mbes pa 80 milionë dollarët e premtuar nga Serbia”, shkruan Naim Miftari.