Lajme

Naim Miftari i drejtohet Albin Kurtit: Ju lutem ndaloni pensionet për veteranë, po përfitojnë matrapazët!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 28 June 2022

Vetëranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar javë më parë me kërkesën e vetme, rritjen e pensionit të tyre.

Kjo ka ardhë pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pagës minimale në Kosovë, por jo edhe për veteranët.

Edhe pse Qeveria ka premtuar një zgjedhje të mirë për ta, veteranët nuk janë përmbajtur, por bllokuan sheshin e Prishtinës dhe Qeverinë.

Pas kësaj proteste, një delegacion i veteranëve kanë takuar kryeminsitrin Albin Kurtin.

Mirëpo, veteranët kanë paralajmëruar përsëri që do të ketë protesta nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet.

Për këtë çështje ka folur veterani i Ushtrisë Çliritmare të Kosovëës, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se protestat e veteranëve janë të orkestruara nga njerëz të politikës.

Sipas tij, veteranët po e implementojnë skenarin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

“Demonstrata e para disa ditëve, para Kuvendit të Kosovës, që u cilësuar si demonstratë dhe protestë e veteranëve të luftës, ishte e orkestruar kryesisht nga shumica e njerëzve të politikës, prej radhëve të opozitës dhe me veteranëve të rrejshëm. Argatët po e implementojnë skenarin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, kurse anash në dy gjunjët duke e lutur e duke e pritur LDK-në se mos po ju bije ndonjë asht a ndonjë kaçik i tenderëve rastësisht në qeveritë e më vonshme të mundshme në mes PDK- LADK-AAK”, thotë Miftari.

Sipas tij, është e pritshme që ditët në vijim do të ketë edhe pjesë të tjera “teatrale” dhe koncerte politike.

Miftari, pohon se, veteranët e luftës u bënë top lajm në televizione dhe kokat kryesore të lajmeve në radio.

“Unë do të kishte një kërkesë shumë konkrete për kryeministrin, si kundërpërgjigje ndaj këtyre veprimeve: Ju lutem kryeministër ndaloni krejt pensionet tona prej 170 euro pasi edhe ashtu për përfitime të votuesëve politik e kanë trefishuar numrin e veteranëve matrapazët, mafia e komandantëve dhe profiterëve të pas luftës”, thotë Miftari.

Ai tutje shprehet se, ushtarët e UÇK-së ishin në luftë më vullnet dhe dinjitet.

Sipas tij, ushtarët e UÇK-së pa asnjë hile kanë luftuar për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë dhe për shtetin tonë.

“Luftën për lirin tonë e kemi konsideruar detyrë, e detyra nuk paguhet me asgjë”, shton ai.

“Unë do të ju kërkoja si ish-ushtar dhe epror i UÇK-së, që ato para të cilat tani shkojnë për “veteranët”, e ku shumica e përfituesve prej mbi 70% janë veteranë të rrejshëm, veteranë personal të Hashimit, Ramushit e të Isës, le të destinohen për armatimit të ushtrisë tonë”, përfundon Naim Miftari.