Ballina

Naim Miftari i reagon Albin Kurtit: Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit nuk janë në Hagë, atje janë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:03 / 7 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është shprehur që bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Gjykatën Speciale të Hagës.

Mirëpo, me këtë deklaratë të kryeministrit nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se nuk janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit ata që po mbahen në Hagë.

Miftari në reagimin e tij shkruan se ata që i qitën në prita serbe komandantët e UÇK-se dhe vranë pas shpinës nuk janë bashkëluftëtarë të Adem e Hamëz Jashari.

Në këtë reagim Miftari tutje shprehet se as ata që sollën ndarjen e Kosovës, vëllavrasjen e vjedhën miliona nuk janë bashkëluftëtarë të Ademit.