Lajme

Naim Miftari: Iku Radoiçiqi, e po vajton Vuçiqi – Ta kishim n’liri Nuredin Drenicën me këndu vargje t’lavdisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:22 / 27 September 2023

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka ironizuar me kriminelin Millan Radoiçiq dhe me Aleksandër Vuçiqin.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari thotë se po të ishte i lirë Nuredin Drenica, personi që kishte kërcënuar kryeministrin Albin Kurti, do të thurte vargje të lavdisë për fitoren kundër ushtrisë serbe.

Normalisht, këtë e thotë me ironi, duke shtuar se Nuredini është mik i ngushtë i Sami Lushtakut e Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Iku Radoiçiqi (dosti i Hashimit e Ramushit) tu ba ku-ku-ku prej 50 veç vet jam shpëtu, vajton Vuçiqi ku-ku lele çka na gjet na u faru ushtria  e xhandarmëria krejt.

Ta kishim patur sot në liri shokin e Hashim Thaçit e Sami Lushtakut atë këngëtarin Nuredin Drenicën me sharki e me ja thur do vargje të lavdisë për fitoren kundër ushtrisë serbe, për fitoren e Policisë së Kosoves për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për Xhelal Sveqlës, e për Amir Gergurin e Besart Ahmetin😁😄😀!