Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, që nga viti 1999, në Kosovë kanë frekuentuar shumë shërbime sekrete të shteteve të huaja, të cilat e kanë spiunuar njëri tjetrin në vazhdimësi.
Sipas tij, prej shumë shërbimeve, ai më i rrezikshmi për stabilitetin e Kosovës, është UDB-ja/ BIA serbe dhe GRU-FSB-ja ruse, si dhe DGSE-ja franceze.
Gjithashtu Miftari pohon se edhe shërbimi MIT-i turk ka një rrezikshmëri të lartë.
“Pas luftës në Kosovë, nga G2 apo ZKZ e UÇK-së, ishte formuar SHIK-u, që të luftonte UDB-në serbe dhe shërbimin sekret rus, si dhe deri diku edhe lidhjet islamike, por pas një fillimit të mirë SHIK-u u shndërruar në një organizatë private të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Elmi Reçicës, Azem Sylës dhe Latif Gashit”, thotë Miftari.
Ai pohon se, nga detyra që kishte SHIK-u, që të luftonte UDB-në dhe krimin e organizuar, Hashim Thaçi me shokët e vetë e mbushen SHIK-un me njerëz të UDB-së dhe me njerëz të nëntokës.
“Pas një kohe SHIK-u ishte çdo gjë tjetër pos nuk ishte më shërbim informativ që punonte për Kosovën, por ishte bërë lodër e Hashimit, Kadri Veselit, Xhavit Haliti dhe Elmi Reçices… si dhe shërbimit sekret Serb dhe Francez”, pohon ai.
Miftari thotë se, Kosova nga 1999-2000, e humbi hapin për t’i penguar shërbimet sekrete serbe dhe krimin e organizuar.
“Prandaj pas një kohe jo vetëm SHIK-u, por edhe Policia, Gjyqësia, Prokuroria, shërbimet sekrete e partitë politike u mbushën me sekser të Beogradit dhe të krimit të organizuar që u bë shumë i dëmshëm. Pas shërbimit sekret serb, sipas njohurive tona ka qenë edhe shërbimi sekret Francez DGSE, të cilit para luftës me preferencat e shërbimit sekret serb, aleatit shekullor francez, të cilët përmes agjentit serbisht folës, pasi është dhëndër serb, agjenti për Ballkan, Denjear Arnudit i cili kishin rekrutuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin… pra qysh nga 1999 pos UDB-së rol negativ luante sidomos në Mitrovicë dhe ndarjen në veri e jug, në zonën e Shalës, DGSE franceze e cila përmes KFORI-t të tyre, veriun e Kosovës e shndërruan në një zonë serbe ku nga jashtë kontrollohej nga ushtria Franceze, por brenba veriut kontrollin ua lejuan qëllimisht grupeve paramilitare si Rojet e Urës, apo MUP-it serb. Dhe sa herë rrezikohej Veriu me trazira e pakënaqësi ndaj shqiptarëve, DGSE Franceze thirrnin në ndihmë agjentin e tyre Hashim Thaçin, e deri dikun edhe Kadri Veselin dhe lodrën e këtyre dyve Agim Çekun për t’i qetësuar protestat dhe për ta mbajtur UÇK-në, TMK-në larg implikimit të tyre në veri”, thekson Miftari.
Ish-agjeneti thotë se, Kosova tani është në një kohë tjetër por me rrezik nga BIA serbe që në bashkëpunim me FSB-në Ruse munden me sjellë vrasje të policëve tanë dhe vrasje të qytetarëve të tyre serbë për t’i paraqitur pastaj serbët si viktima në botë.
Ai shton se, Serbia këto lojëra të djallit i luan mirë, prandaj duhet pasur shumë kujdes.
“Por tani jemi në vitin 2022 dhe Kosova duhet të pozicionohet vetëm në ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës dhe mbrojtjen e territorit tonë, për t’i zbatuar ato edhe në veri dhe asgjë tjetër, pasi nëse dimë ta zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën dhe e luajmë si duhet lojën e funksionimit të shtetit, kuptohet me ndihmën Amerikane, Britaneze dhe Gjermane, vendi jonë mundë ta shpëtoj veriun e Kosovës edhe pse nënshkrimet e marrëveshjet e dëmshme që i kishin bërë për të mbetur vetë në pushtet, si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, janë barrë e rëndë kundër shtetit të Kosovës dhe për këtë Prokuroria jonë një ditë, kur të mbron interesin e shtetit, duhet t’i merr të gjitha këto marrëveshje për t’i hetuar dhe trajtuar si tradhti ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Miftari.