Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala shkruan Bota Sot.
Miftari në reagimin e tij, ka folur për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc, vend ky ku ishte arrestuar dhe dërguar babai i Buzhalës gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Veç edhe Grenelli po mungon me komentu diçka…!
Paska fol ky milioneri, haveri i Zvonko Veselinoviçit e Milan Radoiçiqit, e sekseri i Hashim Thaçit e Samin Lushtakut a?
S’ka faj komandant ‘Bunari’ se veç po e qon në vend amanetin e plakut që thoshte se Serbia është aq e fort sa që edhe 300 vjet do ta mban Kosovën të pushtuar, dhe që gjatë luftës i njëjti edhe pse atë territor ku jetonte e kontrollonte UÇK-ja shkonte i kërkonte ndihmë SUP-it serb e milicisë serbe, prandaj ishte marr musafir e ishte vet’ pak do ditë në Shtabin e Përgjithshëm në Likovc!”, shkruan Miftari në facebook.