Ballina

Naim Miftari: Plani me Abdixhikun, nuk do i jap rezultate të mira Isa Mustafës…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:06 / 24 August 2022

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka parashikuar fatin e keq për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun

Sipas Miftarit, kur ky plan të mos jap rezultatet, atëherë Lumiri do të shkarkohet dhe më nuk do të jetë as anëtarë i LDK-së.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Lumiri Abdixhikut kinse si krytar i LDK-së, është bërë krejt nën regjinë dhe skenarin e Isa Mustafës, Lutës, Agimit, Avdullahut, Skenderit, Ramës…. qëllimi ishte kthimi i deputetëve dhe votuesve që braktisën LDK dhe votuan Vjosa Osmanin, domethanë tretjen e listës Guxo në LDK.

Pra një tentim trik për një forcim artificial me një hile nga ana e Isa Mustafës sa të qartësohen gjërat dhe kur ky plan të mos jep rezultate defenitivisht Lumiri jo vetëm që do të shkarkohet, por nuk do të jetë as anëtarë i LDK-së më!

Do të ketë një tentim të madh mediatik nga LDK, PDK, AAK, kinse të triumfit rritjes të votes, kthimit të votuesit .., tentim që zgjedhjet komunale të barazohen kinse me zgjedhjet e përgjithshme çka dallojnë shumë zgjedhjet lokale nga ato nacionale!