11:46 / 20 August 2022
Për ndarjen e Kosovës, ka folur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai ka përmendur disa emra dhe ngjarje që kanë ndodhur, që sipas tij, ngjarje këto të cilat e shpëtuan Kosovën nga ndarja.
Postimi i tij i plotë:
“Humbja në zgjedhje dhe largimi i pro serbit Grenellit, ndërrimi-largimi i dhëndrit serb Pallmerit, largimi i Johoni Bollton-it nga Shtëpia e Bardhë, rrëzimi i Qeverisë kukullë të Abdullah Hotit, largimi i Vlora Çitakut nga ambasada e Kosovës në Uashington dhe fitorja e LVV-së, pra e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por mbi të gjitha është arrestimi i Hashim Thaçit për krime lufte që ka shpëtuar Kosovën nga ndarja e sigurt”, thotë Naim Miftari.