5:29 / 1 December 2023
Policia e Kosovës pak më parë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.
Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes