Deputeti i PDK-së thotë se vendit i duhet figurë konsensuale dhe e pranuar nga të gjitha partitë politike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.
Në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka përmendur si figurë të mundshme për këtë rol ish-kryeparlamentarin Xhavit Haliti.
Sipas Hasanit, Haliti mund të jetë një kandidat që siguron mbështetje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë politike dhe mungesën e, siç tha ai, kundërshtive të theksuara me subjektet tjera.
“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-së… e shoh si një figurë politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Hasani.
Ai shtoi se ky është një propozim personal i tij dhe jo qëndrim zyrtar i PDK-së.