Ballina

Naser Rugova uron 33 vjetorin e LDK-së!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 22 December 2022

Familjari dhe bashëkpuntori i Ibrahim Rugovës, njëherit ish deputeti i LDK-së Naser Rugova ka uruar 33 vjetorin e partisë

Postimi i plotë i Rugovës në rrjetin social facebook

Nesër 33 vjet!

Bijtë e popullit në momente kritike të historisë dijnë ti dalin zot popullit dhe vendit të vet. U mblodhën intelektualët më të shquar dhe më fisnik të kohës, lidhën besën dhe formuan Lidhjen e besës dhe shpresës! Akademik Idriz Ajeti, akademik Dervish Rozhaja, akademik Fehmi Agani, dr.Ibrahim Rugova, prof.Jusuf Buxhovi, profesor universitar eminent, krijues, publicist, gazetar të cilët me bindje dhe vendosmëri bënë kthesën e madhe drejt lirisë, pavarsisë dhe dinjitetit nacional! Respekt të përjetshëm për vizionin nacional të këtyre burrave të kombit që krijuan bazamentin e shtetit të Kosovës! Ky vizion vazhdon ta përcjellë Kosovën edhe pas 33 viteve. Rrugë tjetër nuk ka. Çdo shmangie nga ky vizion na ka kushtuar dhe po na kushton.
Urime 33 vjetori LDK!