Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërroi jetë në QKUK pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore.
Dy ditë para ndarjes nga jeta, Thaçi e vizitoi atë pas disa kërkesave, me leje të dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ish-presidenti do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, që do të mbahet nesër në Burojë të Skenderajt.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur skepticizëm, duke deklaruar për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se nuk beson që Thaçi do të lejohet të jetë i pranishëm.
“Duke e njohur çfarë gjykate është, dhe sa i respekton të drejtat elementare njerëzore, duke e njohur si gjykatë, e cila nuk është hera e parë me vet dergesen e tij që kishte kohë më parë t’a sillte, dhe unë nuk besoj se do ndodh ajo”, u shpreh Haradinaj.