Besi dhe Xhensila në më pak se një vit nga ardhja në jetë e djalit, iu drejtuan dyerve të gjykatës për të kërkuar ç’kurorëzimin e martesës.
Ata u bënë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, teksa në rrjetet sociale të dy artistët ndanin shpesh foto nga momentet e lumtura të jetës familjare, ndërsa njëri tjetrit i drejtoheshin me fjalë e mesazhe dashurie.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Por pas 7 vitesh martesë, çifti duket se nuk ia doli ta mbante lidhjen, e mes shumë lajmesh që tregonin se ata ishin drejt divorcit, nuk vonoi dhe konfirmimi i lajmit. Edhe pse mediat e fansat shkruanin për këtë ndarje dhe arsyet pse një nga çiftet më të dashura shkuan në këtë pikë, ata të dy janë tregtuar kaq hermetikë në deklarata publike.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Por mesa duket kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar të vërtetat e tyre… e ndoshta kjo është përmes teksteve të këngëve që kanë publikuar të dy pas ndarjes.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Në fillim ishte Besi ai i cili publikoi një baladë me tekstin e shkruar prej tij, një tekst që menjëherë nga publiku u interpretuar si mesazh për Xhensilën. Të shumta ishin komentet në rrjetet e tij sociale apo edhe tek kënga, ku i jepnin zemër për ndarjen apo mesazhe të tjera që lidheshin më historinë e tij personale.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Vetë Besi nuk ka bërë kurrë një koment për këtë tekst, por as nuk e ka mohuar apo nuk ka kthyer përgjigje komentuesve për t’u treguar se teksti nuk lidhet me pjesëtimet personale.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Në tekstin e Besit ndër të tjera thuhej: A te vret arsyja a tvrasin mendimet, Munesh me fshi numrin po jo kujtimet. Te dy kemi gabime, a e harrove Se ç’ka ndertuam bashke ti e shkatërrove, Mthuj tash si do mbash ti peshen e turpit, M’dhe mosmirnjohjen un gjakun e trupit.
Ndarja që u pasua me akuza ndaj saj, Xhensila Myrtezaj mesazh Bes Kallakut?
Por nëse ky ka qenë një mesazh për Xhensilën, ndoshta kënga e saj më e re vjen si një përgjigje. Këngëtarja ka publikuar një baladë të re, tekstin e së cilës e ka shkruar edhe ajo vetë, e mes të tjerash shprehet: Thuju, sa herë vetëm netët i kaloja, sa herë sytë nga Zoti ëe të kërkoja. Të vërtetën pse e fsheh? Hajde thuju. Mëkatar i fshehtë ti je. Sigurisht menjëherë pas publikimit të këngës, komentuesit e kanë lidhur me ndarjen e saj me Besin.