Lajme

Ndërrohen rolet, tani Luizi kërkon hapësirën e tij: Zonja dhe zotërinj erdhi momenti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:24 / 12 April 2023

Para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” Kiara shpeshherë i kërkonte hapësirë Luizit por, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.

Së fundmi duket se edhe Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

Ndërrohen rolet, tani Luizi kërkon hapësirën e tij: Zonja

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.