Lajme

Ndeshja me Turqinë, Muriqi nga Presidenca: Nuk e kam menduar eleminimin, s’kam as biletë kthyese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 1 April 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar ekipin e Kosovës në futboll, përkundër humbjes nga Turqia.

Në lidhje me këtë humbje, Vedat Muriqi, sulmuesi dardan, ka theksuar se eleminimi nuk i kishte shkuar fare në mendje.

“Ne e kemi ditur edhe para ndeshjes se është dëshirë e madhe për të gjithë popullin, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për kualifikim por nuk ndodhi. Me iu tregu të drejtën, personalisht nuk e kam menduar se do të eliminoheshim, unë as biletën kthyese nuk e kam. Ka qenë një goditje e rëndë për ne edhe pse besoj se nuk e kemi merituar humbjen, kemi bërë çmos për të fituar, por ky është një realit”, ka thënë Muriqi.