Lajme

“Ndihem e trishtuar!”- Vjen reagimi nga Egli Tako rreth gjendjes së saj dhe Gjestit: Vazhdoj të kem ndjenja…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:47 / 13 March 2025

Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother” ka lënë të gjithë të shokuar dhe me keqardhje, pasi ajo ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera.

Pas daljes së saj, ajo ka reaguar vetëm një herë, duke shprehur dëshirën për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen e saj.

Ky reagim i ka lënë të gjithë të shqetësuar dhe me pikëpyetje për gjendjen e saj emocionale dhe shëndetësore.

Pasi shumë aludime qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa mendonin se ajo mund të ishte ende brenda shtëpisë së “Big Brother” ose se ishte parë duke kaluar kohë në jug me miqtë e saj, Egli ka bërë një postim të ri në Instagram. Ajo ka shkruar disa minuta më parë, duke sqaruar se:

Ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo asgjë e ngjashme me këtë të fundit. Kam shumë njerëz pranë vetes që po investohen me gjithçka kanë, që unë të rimbledh forcat për ta dashur veten shumë! Faleminderit Zot!

“Ndihem e trishtuar!”- Vjen reagimi nga Egli Tako rreth gjendjes

Ajo ka shprehur gjithashtu këndvështrimin e saj rreth marrëdhënies që nisi të krijonte me Gjestin, duke dhënë një shpjegim rreth sjelljes dhe ndjenjave të saj.

Puthje, ledhatime, përqafime, prekje të ëmbla e çdo lloj kontakti qoftë edhe nëpërmjet syve, siç një njeri i përfshirë në ndjenja bën, e që kanë një peshë të madhe përballë dikujt që ndjen për ty… të japin shpresë!
Nuk mendoj se ka vlerë të flas dhe për sekuancat ku sa herë unë distancohesha e mbaja qëndrim, rendte pas meje duke më thënë se s’qëndronte dot larg meje, duke ma bërë të pamundur t’i qëndroja gjatë stoike, pasi zemra, amplifikimi e ndjenjat më bënin të thyhesha para tij e ta përqafoja ,duke e justifikuar me faktin se shumë veprime i bënte për të mbajtir aktive lojën e tij (dhe këtë sado që lëndon, e mirëkuptoj).

“Ndihem e trishtuar!”- Vjen reagimi nga Egli Tako rreth gjendjes

Egli ka treguar se ende vijon të ketë ndjenja për banorin, por mund ta menaxhojë më mirë këtë gjë:

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik me buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prezenca 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prezenca. Po merem dalëngadalë me veten time per tu ngritur më e fortë.

Artistja e ka mbyllur mesazhin e saj për ndjekësit duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Eglit që të rikthehet sa më shpejt në formën e saj më të mirë dhe më e fortë se kurrë!