Lajme

Ndjekësja i thotë se do i bëj “unfollow” pasi iu ka rritur mendja, Kiara i jep përgjigjen epike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:11 / 1 September 2023

Kiara dhe Luizi, kanë arritur t’i mbyllin të gjitha dyshimet lidhur me dashurinë e tyre.

Pasi kanë kaluar disa muaj prej kur ata kurorëzuan dashurinë me martesë në finalen e madhe, dyshja po vazhdojnë të shijojnë momentet e bukura krah njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, dyshja u panë në ceremoninë e përvjetorit të martesës së prindërve të Kiarës.

Moderatorja ka postuar edhe foto nga atje.

Në mesin e shumë komenteve pozitive nuk mungojnë edhe ato negative.

“Zhgënjyese. Unfollow. Tu ka rrit mendja”, ka shkruar një ndjekëse tek fotot e Kiarës.

Ajo nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet.

“Mosss se nuk më zë gjumi sonte”, i është përgjigjur moderatorja.