Lajme

‘Ndjeva keqardhje për veten’, Arbana tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 3 March 2023

Moderatorja Arbana Osmani është përballur sot me një bisedë që i ka bërë përshtypje e që kishte të bënte me ngjarjen në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën 3 grave.

Arbana tregoi përmes një statusi në Instagram se ndodhej në një supermarket kur dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit tregon Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!”

“Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana.

'Ndjeva keqardhje për veten', Arbana tregon çfarë