Lajme

“Ndoshta i vetmi shqiptar, që ka takuar dy kokat e UDB-së, atë për Serbi dhe Kosovë”, Dugolli: Ky gazetar duhej të ftohej për një rrëfim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:09 / 3 September 2024

Në një cikël intervistash, të përndjekurit nga UDB-ja, kanë rrëfyer përjetimet e tyre të tmerrshme gjatë asaj periudhe.

I përndjekuri politik dhe njëherit deputet në Lëvizjen Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se pas përfundimit të cilklit të emisioneve për UDB-në, tashmë ka përfunduar por sipas tij është dashur të ftohet edhe gazetari Baton Haxhiu.

Sipas tij, ai “ndoshta i vetmi shqiptar, që ka takuar dy kokat e UDB-së, atë për Serbi dhe Kosovë, Ivica Stanishiqin dhe Zoran Stijoviqin”

Postimi i plotë:

Cikli i emisioneve për UDB-në paska përfunduar. Një cikël i tillë është jo i plotë dhe i papërfunduar për aq kohë sa nuk është ftuar në rrëfim akteri, ndoshta i vetmi shqiptar, që ka takuar dy kokat e UDB-së, atë për Serbi dhe Kosovë, Ivica Stanishiqin dhe Zoran Stijoviqin, gazetari, pronari i portalit ‘AlbanianPost’, Baton Haxhiu.