Lajme

Në emër të patriotizmit u bënë milionerë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 7 July 2024

NGA: FATON MEHMETI

Shqiptarët shquhen si popull me trimëri të madhe, por fatkeqësisht gjithnjë kanë qenë e keqja e vetes. Për këtë në vizitën e tij në Shqipërinë e asaj kohe, shkrimtari i madh anglez Bajroni ishte magjepsur nga burrëria, trimëria e shqiptarëve. Në një letër që ia dërgoi nënës së tij, Bajroni ndër të tjerat i përshkruan shqiptarët “të egër për armiqtë, dhe se armiku nuk iu pa asnjëherë kurrizin”, duke aluduar ne mos-nënshtrimin e shqiptarëve ndaj armiqve. S’duhet mohuar se shqiptarët në raport me armikun , nuk u nënshtruan asnjëherë, dhe lirinë e paguan me shumë gjak.

Prandaj duhet arsyetuar agresiviteti aktual i disa shqiptarëve, që mund të vështrohet sot, e që është pasojë e dhunës tejet agresive të ushtruar kundër shqiptarëve gjatë shekujve të kaluar. Janë rrethanat jetësore që e bëjnë individin të organizohet me rrethin shoqëror duke reaguar kundrejt ndryshimit të atyre rrethanave. Këtu edhe “kuptohet” agresiviteti i atyre që pas lufte e trajtuan popullin e tyre si të ishte i huaj, me agresivitet vodhën çdo gjë, me arrogancë dhe agresivitet dëshpëruan popullin e tyre. Realisht, shqiptarët si popull nuk janë agresiv, se po të ishin atëherë NE do të ishim pushtues e jo një popull i nënshtruar ndër shekuj.

Nëse në luftë u treguan trima dhe mos nënshtrues, është e habitshme se si ia janë nënshtruar politikës, klasës politike që iu ka sjellë dëmet., ndoshta më të mëdha se armiku në luftë. Përderisa shqiptaret luftuan për liri dhe demokraci, këtë të fundit nuk e arritën dot, pasi klasa politike instaloi plutokracinë. Plutokracia shqiptare i ka kaluar të gjitha caqet e mortalitetit, ndërgjegjes dhe dhembshurisë për popullin, nga konceptet bazë të sistemit demokratik.

Një popull që përshtatet e nënshtrohet pa limit dhe nuk lufton kundër të keqes, është i destinuar të dështoi, andaj duhet luftuar e keqja me të gjitha format. Kushdo që ka përfshirë popullin për interesa meskine ka mbetur pa dinjitet, si vlerë që shumë nuk e kanë. Ata që dikur ishin mbrojtës u shndërruan në përbindësha ndaj popullit të tyre, prandaj populli ua ktheu shpinën dhe “lavdinë” e pa merituar. Milionat në emër të patriotizmit nuk vlejnë përballë dinjitetit të munguar.