Lajme

“Në kushte normale…” – Gazetari i medias gjerman me deklaratë të fortë pas koalicionit befasues LVV-LDK!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:47 / 21 October 2025

Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani ka reaguar në lidhje me debatin publik që është krijuar pas koalicionit të LVV me LDK në komunën e Vushtrrisë.

Sipas tij, ky koalicion nuk do duhej të bënte kaq shumë bujë, pasi bashkëpunimi i partive politike në nivelin lokal do të duhej të ishte dhe është tërësisht normal.

Megjithatë, Cani kërkoi që LDK ta sqarojë këtë situatë më mirë.

“Sdq, LDK duhet të dalë me qëndrim shumë të prerë – lejohet bashkëpunimi në nivelin lokal në mënyrë autonome apo jo dhe jo të krijohen huti tek votuesit! Me këso veprimesh nuk ka fituar askush, sepse votuesi i LDK sot e ka më pak të qartë se dje se ke duhet ta votojë në blotazh, ndërsa partia del e pakoordinuar”, shkroi gazetari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Në kushtet normale, ky lajm do të duhej të përfundojë me kaq. Por ky lajm ka bërë bujë të madhe, për shkaqe të tjera. U nënshkrua kjo marrëveshje – Me koordinim apo pa koordinim me krerët e LDK?!

Bashkëpunimi i partive politike në nivelin lokal do të duhej të ishte dhe është tërërsisht normal, sepse njerëzit, problemet dhe çështjet në nivelin lokal dallojnë shumë nga ato në nivelin qendror.

Edhe tani partitë politike në nivelin lokal kanë bashkëpunime pavarësisht nivelit qendror – si në Kosovë, ashtu edhe në Gjermani dhe shumë vende. Në Gjermani është shumë normale për shembull që partitë të bashkëpunojnë në nivelin lojal pavarësisht atij në nivelin qendror (përveç AfD, me të cilën deri tani askush nuk do të bashkëpunojë).

Por bashkëpunimet nuk ndodhin gati kurrë pa konsultime. Ndaj pyetja kryesore nga fillimi është: A ka pasur vërtet konsultime me krerët e LDK-së dhe pse në fotografi është vetëm njëri nga liderët (në këtë rast i VV Albin Kurti) e jo edhe kreu i partisë tjetër (Lumir Abdixhiku).

Por vetë fakti që për këtë bashkëpunim ngrihet kaq shumë pluhur tregon në fakt se sa e kontaminuar është atmosfera politike mes partive në Kosovë. Në kushtet normale kjo fotografi nuk do të luante kurfarë roli, ky bashkëpunim do të ishte krejtësisht normal, por në Kosovë sot gjithçka aktualisht shikohet me lupë!

Sdq, LDK duhet të dalë me qëndrim shumë të prerë – lejohet bashkëpunimi në nivelin lokal në mënyrë autonome apo jo dhe jo të krijohen huti tek votuesit! Me këso veprimesh nuk ka fituar askush, sepse votuesi i LDK sot e ka më pak të qartë se dje se ke duhet ta votojë në blotazh, ndërsa partia del e pakoordinuar.