4:23 / 3 May 2024
Një nga çiftet më së shumti të përfolura, pothuajse për çdo veprim të tyre padyshim që janë Luizi dhe Kiara.
Dyshja ka pak ditë që janë bërë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari Ejlli, shkruan lajmi.net.
Teksa Kiara ka dal nga spitali dhe më të mbërritur në shtëpi është befasuar më një pamje përrallore.
Moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të pamjes dhe ka shkruar “Mirëserdhe në shtëpi Luna Mari”.
Kujtojmë që çifti janë takuar dhe janë lidhur në ‘Big Brother VIP Albania 2’, ku Luizi ka fituar edhe çmimin e madh, por më së shumti ka fituar zemrat e miliona shqiptarëve.
