Lajme

Në tetor pensionistëve u shtohen nga 100 euro në pension

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:13 / 12 October 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët përgjatë këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë mbledhje.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se për këtë nevojiten ndarja e 28 milionë eurove.

“Kemi parë një mbështetje për pensionistët. Për pensionistët është marrë shuma prej 100 eurove, e cila do të transferohet përgjatë këtij muaji. Për këtë vlerë, do të nevojiten 28 milionë euro”, deklaroi ai në mbledhje.