Këngëtarja Egli Tako ka bërë të ditur se nga sot, karriera e saj muzikore do të jetë nën menaxhimin e labelit të njohur SBS Entertainment.
Lajmin e ka ndarë vetë artistja në një postim në Instagram, ku shfaqet në ambientet e labelit.
“Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik,” shkruan Egli, duke premtuar projekte të reja dhe muzikë me emocione të forta. Ajo u është falënderuar të gjithë atyre që e kanë mbështetur deri tani dhe ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë.
Menaxhimi i ri përfshin bashkëpunimin me emra të njohur si Jetmir Agaj dhe Qelik Lipa, çka pritet të sjellë sukses për karrierën e saj.
Me këtë hap, Egli sinjalizon një fazë të re të fuqishme në skenën muzikore shqiptare. Fansat e saj mezi presin të dëgjojnë krijimet që do të sjellë nën këtë label.