Lajme

Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:57 / 10 July 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë institucionale dhe ka theksuar nevojën për një zgjidhje politike, duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse nuk ka vullnet për marrëveshje ndërmjet subjekteve.

“Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, ne pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar se edhe Qeveria e Unitetit e ka njohur nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.

Sipas tij, LDK ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në muajin mars, duke respektuar kalendarin ekzistues të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më herët.

“Së pari të kalojmë nëpër procedurat e zgjedhjeve lokale, e pastaj të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare”, shtoi ai./Telegrafi/

Poiščite gumb: preizkus IQ v 11 Uganka za tiste z ostrim vidom: v 8 sekundah poiščite Kje se skriva napaka Preprost IQ test: V Preizkusite svoje znanje Genialni ugankar razkriva Najdite ponosnega galeba: IQ