Lajme

“Nëse verbëria fetare ka qenë arsye…”: Kelmendi reagon pas aksidentit të bashkëshortit të Shkurte Fejzës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:35 / 24 February 2024

Për ngjarjen që la shije tejet të hidhur dhe që u bë brum për debat të ashpër ku bashkëshorti i këngëtares ikonike Shkurte Fezja u godit me veturë, ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi, duke e shtjelluar në atë që po qe se “verbëria fetare” ka qenë arsyeja atëherë si shoqëri jemi “mozomakeq”.

Reagimi i Kelmendit:

Nëse verbëria fetare ka qenë arsye pse bashkëshorti i Shkurte Fejzës është goditur me veturë, atëherë punët i kemi skajshmërisht keq.

I bie se më të mençur dhe largpamës kemi qenë rreth 150 vjet më parë se ç’jemi sot.

Atëbotë Vaso Pasha ngrinte zërin “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, kurse Naim Frashëri e nënvizonte “Lëreni më nj’anë fenë të shikojmë mëmëdhenë”.

Kah ia kemi mësyrë kështu, mozomakeq!