Lajme

Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:50 / 24 June 2025

ryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë”, raporton “The Guardian”.

Këtë deklaratë Netanyahu e ka bërë në një videoadresim për izraelitët.

Duke e përshkruar luftën e tij kundër Iranit si një “fitore historike” që “do të mbahet mend për breza”, Netanyahu tha se Izraeli “duhet ta përfundojë” fushatën kundër Iranit, ta mposhtë Hamasin dhe për të lirojë pengjet e mbetura në Gaza, “si të gjallë ashtu edhe të vdekur.”