10:53 / 13 October 2023
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për shkuarjen e tij të sotme në Tiranë, për të përkrahur kombëtaren e Shqipërisë, në po të njejtën ditë që dhe Kosova zhvillon ndeshje futbollistike.
Spahiu e ka quajtur demotivuese për futbollistët e Kosovës pjesëmarrjen e Kurtit.
Shkuarjen e Kurtit, Spahiu e ka cilësuar si tradhëti ndaj taksapaguesve të Kosovës nga dhe e merr pagën kryeministri.
Postimi i plotë:
Në kohën kur kombëtarja e Kosovës ka ndeshje, kryeministri I Kosovës shkon në Tiranë për ta përkrahur kombëtaren e Shqipërisë!!!!!!. Çfarë demotivimi për futbollistët e Kosovës. Përse atëherë shqiptarët nga diaspora, Mali I Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo nga vet Kosova të luajnë për kombëtaren e Kosovës në vend se për Shqipërinë? Kjo është tradhti ndaj atyre që paguajnë taksa që kryeministri I Kosovës me marrë rrogë.