Lajme

Nexhmedin Spahiu: Flamurin në Mitrovicë të Veriut e ngriti stërnipi i Isa Boletinit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:45 / 19 May 2023

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar vendosjen e flamurit të Kosovës në krye të objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai ka thënë se flamurin e ka ngritur Avni Peci, stërnipi i Isa Boletinit, përcjell lajmi.net.

Këto deklarime i bëri në Kanal10, ndësa shtoi se akti i sotëm është shumë i rëndësishëm.

Madje, ai shkoi deri në atë pikë sa të deklarojë që veprimi i vendosjes së flamurit kosovar është edhe më i rëndësishëm se Pavarësia e Kosovës.

Në anën tjetër, ai kritikoi edhe disa prej kryetarëve në jug, që vendosin flamuj të kombeve tjera.