Lajme

Nexhmedin Spahiu: Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:10 / 1 December 2022

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, duke reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, ka thënë se vrasjet po i nxisin prokurorët.

Spahiu këtë e ka ndërlidhur me rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Halil Matoshi, duke thënë se prokurorët nuk reaguan as në këtë rast.

Shkrimi i plotë i tij:

Vrasjet në Kosovë po I nxisin prokurorët.

Një natë para vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e spitalit, një enverist tha në një studio televizive se po t’ishte në pushtet do t’i kishte vrarë 5 mijë veta në mes të Prishtinës, nga të cilët të parin simbolin e lirisë Halil Matoshin. Në një shoqëri normale brenda gjysmë ore do të kishim dëgjuar lajmin e arrestimit të enveristit në fjalë për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Por në Kosovë, prokurorët fusin veshët në lesh. Dhe pastaj çuditemi pse ndodhë vrasja të nesërmen.