Lajme

Nga arratia Stresi i kërkon ndihmë kryeministrit për Noizy-n: O Edi Rama, dil fol pak për padrejtësitë që po i bëhen shokun tonë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:21 / 9 August 2024

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, prej ditësh në arrati, pasi është shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur pak ditë më parë në një klub nate në Pejë ku u dhunua Tiktok-eri i njohur Medi Iseni, i ka dalë sërish në mbrojtje Noizy-t, i cili po mbahet në paraburgim për të njëjtën çështje.

Gjatë këtyre ditëve, Stresi ka reaguar disa herë, duke e cilësuar si të padrejtë arrestimin e Noizy-t dhe për këtë ka akuzuar hapur ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Së fundmi, Stresi me anë të një insta-story i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, të reagojë në lidhje me këtë që po ndodh me Noizy-n, pasi sipas tij është e padrejtë.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.