Lajme

Nga djemët e Grabovcit e deri te Berisha, Bajqinovci komenton kërcënimet – ka një mesazh për këta individë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:48 / 26 June 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me kërcënmin që Zafir Berisha ia ka bërë kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj.

Ai në një postim në Facebook përmendi disa nga kërvcënimet që figurat e larta politike i kanë bërë ndër vite.

Sipas Bajqinovcit këto janë simptoma të njerëzve që tash ndihen në siklet me ekzistimin e rendit dhe ligjit, se ligji duhet vlejtur për të gjithë përveç atyre.

“Ky është sikleti i të qenit i barabartë, ata nuk mund ta durojnë veten të jenë qytetarë e anonim, prandaj edhe me kaq frustrim sillen ndaj kujtdo sepse për ta shtet nuk ka pasur deri tash, ata ishin vet shteti”, deklaroi deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vite më parë patëm parë djemtë e Grabovcit që rrahën Policët e Kosovës, ditë më parë Sami Lushtaku duke reaguar mbi deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kishte përdorur fjalë prej më banaleve, që nuk i takojnë asnjë njeriu të zakonshëm se lëre më një prej figurave kyqe të PDK-së. Pas ca ditësh pamë videon se si Zafir Berisha mësynë për ta goditur zyrtarin e Policisë së Kosovës i cili ishte marrë me veturën e tij të parkuar gabimisht, poashtu paskan filluar kërcënimet edhe brenda llojit në Prizren.

Këto janë simptoma të njerëzve që tash ndihen në siklet me ekzistimin e rendit dhe ligjit, se ligji duhet vlejtur për të gjithë përveç atyre. Ky është sikleti i të qenit i barabartë, ata nuk mund ta durojnë veten të jenë qytetarë e anonim, prandaj edhe me kaq frustrim sillen ndaj kujtdo sepse për ta shtet nuk ka pasur deri tash, ata ishin vet shteti.

Objevte nejlepší triky pro domácnost, recepty a užitečné články o zahradničení na našem webu. Buďte inovativní ve vaší kuchyni a získávejte užitečné informace pro váš zahradní ráj. Díky našim lifestylovým tipům se váš život stane jednodušším a plnějším. Číselná hádanka pro chytré: objevte skrytý vzor Slavíka mohou Nejpozornější naleznou číslo Hledání zvláštního slona: fascinující logická hra za Решение загадки с пустым стаканом: Rychlostní hádanka: najděte špatné písmeno Získejte nejnovější tipy a triky týkající se vaší kuchyně, zahrady a životního stylu od našich odborníků. S našimi užitečnými články a návody se stanete skvělými kuchaři a zahradníky! Zlepšete svůj životní styl ještě dnes!