Ditën e sotme banorët e BB VIP kanë realizuar një emision radiofonik në TAR. Që në nisje të emisionit, Kiara e prezantoi veten si “Kiara Tito Ejlli”, një prezantim që u nis disa ditë më parë si batutë nga Luizi, por që tani po thuhet plot dashuri nga moderatorja.
Gjatë bisedës Luizi ka treguar se kishte zili ciftin PM Sarah vetëm se ai kishte takuar babain e Sarah: “Mendoj çdo ditë që të takoj Arben Titon”- tha Luizi, referuar babait të Kiarës.
Luizi dhe Kiara folën për dashurinë e tyre, duke nisur që nga momenti kur e kanë parë për herë të parë njëri-tjetrin.
Ja kush ka qenë mendimi i parë i çiftit për njëri-tjerin:
Kiara: Gjëja që nuk më pëlqeu në fillim është që nuk kishe mjekër.
Luizi: Edhe unë natën e parë që kam hyrë, kur të pashë mu erëësua gjithçka. Të kisha parë nga jashtë, por i keni fotot me filtra ju.
Më tej Kiara foli plot dashuri për Luizin, madje i uroi të gjitha vajzave që të kenë fatin e saj. Këngëtari, nga ana tjetër, ka nisur që tani me “ëndërrat” për të ardhmen.