Lajme

Nga Zyra e Kurtit i dorëzojnë ftesën për takim , Klinaku thotë se kërkesa po shqyrtohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 16 June 2022

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.

Para pak minutave, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku deklaroi se janë ftuar zyrtarisht në takimin e kryeministri, Albin Kurti, ministrin të Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësuesve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Njëra nga këshilltaret e kryeministri Kurti i ka dorëzuar ftesën për dialog përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Për takimin nesër në ora 09:00. Kjo ishte kërkesë e jona sepse takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare derisa të merret një vendim zyrtar”, tha Klinaku, transmeton lajmi.net.

“Ne do ta shqyrtojmë ftesën në organet drejtuese. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog. Momentalisht ftesa për takim është duke u shqyrtuar nga organet drejtuese të OVL-së së UÇK-s”, shtoi Klinaku.