Lajme

“Nganjëherë është ma mirë mos me folë”/ Mushkolaj ripublikon foton Pacollit ku shihej në shoqërinë e Radojçiçit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:29 / 26 September 2023

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, sot i ka shprehur ndihmë kryeministrit Albin Kurtit për ngjarjen në veri.

“I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë”, ka shrkaur ai.

Por, analisti Imer Mushkolaj i reagon Pacollit duke ia sjellur në kujtesë një foto në të cilën shihet së bashku me Milan Radojçiqin, e që ky i fundit ishte prijës i grupit terroristë në fshatin Banjskë të Zvçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Image

Foto nga takimi

Postimi në Facebook:

Po lexoj që sot Behgjet Pacolli i paska ofru Albinit “ndihmë të plotë” dhe i paska thënë se “vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë”. Menjëherë m’u kujtu kjo foto e vitit 2017 (e publikuar më 2019), në të cilën ai shihet me Milan Radoiçiqin në jahtin e tij, në Budvë. Nganjëherë është ma mirë mos me folë.