Lajme

Ngjela: Kosova, pjesë e planit strategjik të NATO-s

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:06 / 10 June 2025

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela ka deklaruar se Kosovës po i kërkohet të anëtarësohet në NATO si shtet i pavarur, dhe se ky proces po përshpejtohet për shkak të vlerës strategjike që ka Kosova në konfliktin mes NATO-s dhe Rusisë. Sipas tij, pengesat nga disa vende anëtare janë duke u zbutur, ndërsa forcat amerikane në Kosovë janë rikthyer më të përgatitura pas një ndërprerjeje gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

Ngjela thekson gjithashtu se edhe Shqipëria pritet të përfshihet në këtë rritje të pranishmërisë ushtarake të NATO-s në rajon, pavarësisht hezitimit të kryeministrit Edi Rama. Ai paralajmëron se militantizimi i forcave të armatosura shqiptare tashmë ka filluar dhe do të intensifikohet së shpejti, në përputhje me interesat strategjike të aleancës.

Postimi i plotë:

Kosovës po i kërkohet që si shtet i pavarur, ajo të hyjë në NATO.

Kosova është dakord për këtë, sigurisht; por politika amerikane ende nuk po sheshon dot disa kontradiktat me disa vende të NATO’-s

Por tani po shihet se Kosova është me shumë vlerë strategjike në konfliktin midis NATO-s dhe Rusisë, dhe pengesat janë larguar

Dhe kjo e ka trembur Rusinë; e cila këto kohët e fondit po i bën shumë lëshime politikës së Donald Trump – it; dhe Rusia priti që Trump ta hiqte forcën Ushtarake nga Kosova. Ajo iku në fillim të mandatit Trump; dhe kjo u analizuar si tërheqje amerikane. Por, pas 20 ditësh, forcat amerikane u kthehen sërish në Kosovë edhe më të përgatitura dhe, edhe më të shumta në numër.

Kurse shtabi qëndror i NATO-s dhe shtabi i ushtrisë së Kosovës, sot është futur në rrugën e krijimit të një force aktive dhe të fuqishme ushtatake dhe, aktualisht, shtabi po kërkon militantizmin me forca ushtarake të Kosovës. I cili ka filluar. Por ky është vetëm fillimi.

Po Shqipëria a do të hyjë në këtë marrëveshje të NATO-s me Kosovën si një shtet me shumë pozicion të favorshëm gjeopolitik për ushtrinë e NATO-s?

Sipas të dhënave tona Rama ende nuk po.përgjigjet. Por do të përgjigjet. sepse politika amerikane nuk i lutet shumë një aleati ushtatak.

Atëherë; do të fillojë me ritme rë shpejta edhe militantizmi i Shqipërisë.

Po; do të fillojë shumë shpejt edhe militantizmi i Shqipërisë; do apo nuk do Rama; sepse Shqipëria sot është një shtet rëndësishëm i NATO -s.

Prandaj ushtria ahqiptare po pret; dhe në fakt militatrizimi i saj ka filluar.

Politika Ruse e ka denoncuar këtë fakt. Por nuk ka asnjë problem për Shqipërinë se Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO – s

Dje ja, ne tani duhet të theksojmë se NATO është fuqi ushtarake; dhe nuk është një ansambël artistik.