12:00 / 4 February 2023
Nikaj në emisionin „Euro n‘T7“ tha se në këto dy vite qeverisje të Albin Kurtit nuk ka asnjë të arritur në zhvillimin ekonomik.
„Në këto dy vjet përpos që është larguar fokusi nga ekonomia, nuk mund ta veçojmë asnjë të arritur të vetme ne zhvillimin ekonomik.
Ne kemi pas një degradim të dialogut me biznesin pruvat me odat ekonomike dhe po vazhdojmë të mos e dijmë se cila është strategjia ekonomike e Qeverisë së Kosovës”, tha Nikaj.
Sipas tij, është „vështirë të gjejmë një fushë, që të themi ja pra këtu është arrit diçka“.