1:25 / 1 November 2022
PDK-ja ka qenë gjithmonë e gatshmë të marrë përgjegjësi dhe të udhëheq vendin, ka deklaruar kështu në Prime Time, anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Bernard Nikaj.
Ai ka thënë se PDK-ja do t’i shtynte përpara shumë procese të rëndësishme në të mirë të vendit, shkruan Gazeta10.
“PDK ka qenë gjithmonë e gatshme që të marrë përgjegjësi dhe të udhëheq me vendin. Nëse qytetari i Kosovës do të na jep besimin, ne prapë do të merrnim udhëheqjen dhe do ta shtynimin procesin përpara. Atë që mund të ju premtojë është se ne do të udhëhiqnim një proces shumë më transparent dhe më shumë të ndërtuar me miqtë ndërkombëtarë dhe efikas për vendin tonë”, tha Nikaj më tej në Prime Time.