Lajme

Nipi i Hashim Thaçit mbetet jashtë Asamblesë Komunale të Prishtinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:13 / 11 November 2025

Nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi nuk siguron ulëse, pavarësisht përkrahjes simbolike dhe vendit në listën e PDK-së.

Albin Thaçi, djali i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka arritur të fitojë një vend në Asamblenë Komunale të Prishtinës në zgjedhjet lokale të fundit. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mori 526 vota personale, por kjo nuk i mjaftoi për t’u bërë pjesë e kuvendit, pasi ishte renditur i 15-ti në listën e PDK-së, ndërsa partia fitoi 12 ulëse.

Pjesëmarrja e Albin Thaçit në listë shihej si një përpjekje e PDK-së për të futur figura të reja, me lidhje simbolike me trashëgiminë historike të partisë. Megjithatë, votuesit e kryeqytetit duket se kanë preferuar kandidatët me profil më të lartë publik dhe angazhim më të drejtpërdrejtë në jetën politike lokale.