Lajme

Nisja e vitit shkollor, Luiz Ejlli bën gjestin e veçantë ndaj fëmijëve të shtëpisë ‘Zyber Hallulli’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:04 / 11 September 2023

Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri. Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Siç shihet në foto, Luiz Ejllli është rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo.

Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.