Lajme

Nita “tallet” keq me aktoren: Të erdhi dron, Olta je fituese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:59 / 1 April 2023

Nita Latifi është e vetmja banore nga Kosova që vazhdon eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania”.

Ditëve të fundit, këngëtarja është përfshirë në debate të forta me Oltën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, madje edhe është tallur me aktoren, teksa po qëndronin në oborr.

Në një moment ajo e thirri Oltën, e cila po qëndronte në derë për të hyrë brenda duke i thënë se i erdhi një dron.

“Dron, Olta fituese. Dron Olta fituese po thotë”, ka thënë Latifi, e cila po tallej me aktoren.

“Sa do mërzitesh ti Nita po fitova unë”, tha Gixhari në anën tjetër me përgjigjen e menjëhershme të Nitës: “Ti nuk fiton”.