4:46 / 13 April 2023
Nita Latifi, këngëtarja që vazhdon rrugëtimin e saj në “BBVA”, si konkurrentja e vetme nga Kosova.
Me të nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, ajo ishte ndër banorët e vetëm që agjëronte, shkruan lajmi.net.
Për shkaqe shëndetësore, këngëtarja është detyruar ta ndërpresë agjërimin.
Në një bisedë me Efin, ajo zbuloi se u sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme, duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.
Ndryshe, ajo nuk ka hyrë qysh nga nisja e këtij formati, por ka mbi 100 ditë brenda shtëpisë së “BBVA”.