Lajme

Nitaj, Gërvallës: Skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 9 July 2023

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar ministres Donika Gërvalla pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

Ai është shprehur se jo vetëm diplomatike, por sipas tij janë edhe skandaloze dhe të dëmshme, siç tha ai, vlerësimet për BE-në.

“Jo vetëm jodiplomatike, por skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në të Ministres së Jashtme Donika Gervalla”.

“Më e pakta që do të duhej, është një deklaratë e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo që ka thënë Ministrja e Jashtme, nuk është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës. Pas një distancimi të tillë, edhe zonja Gërvalla do ta ketë më të lehtë ta gjejë rrugëm e vet”, thuhet në shkrimin e tij.