Lajme

Një grup i vogël njerëzish në Beograd solidarizohen me Ukrainën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:54 / 20 March 2022

Pas marshit të madh në Beograd pro-Rusisë, që u organizua në ditët e para të luftës, duke çuditur botën perëndimore, në Serbi sot është marshuar edhe në solidarizim me popullin ukrainas, i cili po vuan pasojat e agresionit rus.

Një grup i vogël njerëzish kanë shprehur sot kundërshtimin e tyre ndaj Rusisë për atë që po bën në Ukrainë.

Ata janë solidarizuar me popullin ukrainas dhe kanë mbajtur në dorë pankarta me slogane të ndryshme, për ta kundërshtuar luftën e paprovokuar.

Një protestuese shihet duket mbajtur në dorë, një fotografi të Putinit, të kombinuar me fotografinë e ish-diktatorit nazist, Adolf Hitler.

“Ndaloni luftën në Ukrainë”, “jo luftës” – ishin disa prej thirrjeve në këtë protestë.